FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terror në Jeruzalem, policia eliminon sulmuesit

Tre izraelitë mbetën të plagosur pasi agresorë të armatosur hapën zjarr ndaj policëve pranë një vendi të shenjtë në Jeruzalem.

Policia bëri me dije se tre agresorët u vranë pasi qëlluan agjentët jashtë vendit që për hebrenjtë njihet si Malit tempull dhe për myslimanët me emrin Haram al-Sharif.

Mësohet se dy prej të plagosurve izraelitë janë në gjendje kritike për jetën. Që prej fundit të vitit 2015 ka nisur një valë sulmesh me armë zjarri, armë të ftohta dhe automjete ndaj izraelitëve, sulme të kryera nga palestinezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Identiteti i agresorëve të fundit s’është bërë i ditur, por mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë sërish për palestinezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarë okularë thanë se agresorët nxorën armët pa pritur dhe nisën të qëllojnë, por pas pak sekondash u eliminuan fizikisht nga forcat e sigurisë të pranishme në vendngjarje.

Si pasojë e incidentit, policia mbylli kompleksin e rëndësishëm fetar që përmban edhe xhaminë Al Aksa. Kjo masë që nuk lejon zhvillimin e lutjeve të ditës së premte, pritet që të rrisë edhe më shumë tensionin në Jeruzalem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?