FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terrorizmi, Berlini lejon përgjimin e mesazheve të kriptuara në “WhatsApp” dhe “Skype”

Gjermania miratoi dje një ligj mbi sigurinë që është kritikuar fuqishëm dhe që i mundëson autoriteteve të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të kriptuara si “WhatsApp” dhe “Skype”, në një numër rastesh shumë herë më të lartë se sa ai aktual.

Përballë një vale me sulme xhihadiste në Evropë, deputetët votuan një ligj për përforcimin e efektshmërisë të procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të hyjnë në telefonët celularë dhe kompjuterat e personave të ndryshëm duke pasur mundësinë që të aksesojnë të dhëna nga mesazhet e kriptuara, si aplikacionet shumë popullore “WhatsApp” dhe “Skype”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani këto mjete të përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane përveç se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?