Terrorizmi – Sulmi në Barcelonë, shoferi i furgonit është gjallë. Ja cilin po ndjek Policia spanjolle

Shoferi i furgonit që vrau 13 persona në zonën turistike të Las Ramblas në Barcelonë mund të jetë ende gjallë dhe në arrati, sipas policisë spanjolle.

Autoritetet kanë nisur tashmë një kërkim të ri për marokenin Younes Abouyaaqoub, i quajtur tashmë nga mediat spanjolle si drejtuesi i dyshuar i furgonit të përdorur për sulmin e së enjtes.

Sipas raportimeve, i dyshuari jetonte në qytetin e Ripoll në veri të Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje u raportua se i dyshuari kryesor, 17 vjeçari Moussa Oukabir, si shoferi i furgonit që shkaktoi përplasjen dhe se ky ishte mes 5 të vrarëve nga policia pas sulmit të fundit në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në orët e vona të së premtes shefi i policisë Josep Trapero tha në një prononcim për një televizion lokal se teoria që 17 vjeçari ishte shoferi i furgonit tani është më pak e besueshme

Gazeta El Pais tha se ka një besim në rritje se Abuyaaqoub është i dyshuari kryesor.

22 vjeçari Abouyaaqoub,jeton në Ripoll në veri të Spanjës, aty ku janë arrestuar tre persona lidhur me sulmet, ndërsa një i katërt është arrestuar në Alcanar.

Ndërkohë, 17-vjeçari Moussa Oukabir, emri i të cilit u lakua si i dyshuari kryesor, rezultoi të ishte një nga 5 personat e vrarë nga policia pas sulmit të parandaluar në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.

Sipas shefit të policisë katalanase Josep Lluis Trapero, të dyshuarit po përgatisnin sulme më të sofistikuara, por shpërthimet e së mërkurës në qytetin e Alcanar privuan përdorimin e materialeve shpërthyese, çka bëri që agresorët të kryenin sulme më të thjeshta duke përdorur automjete.

Barcelona dhe mbarë Spanja u tronditën të enjten pasdite, kur një furgon mësyu mbi njerëzit në Las Ramblas, duke shkaktuar 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër autorësinë për sulmin, por nuk është ende e qartë nëse ndonjëri nga agresorët ishte drejtpërdrejt i lidhur me grupin.

Ne video momenti i vrasjes se  Moussa Oukabir 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?