Testi – Koreja e Veriut thotë se SHBA ishte brenda rrezes së raketës balistike

Koreja e Veriut e ka quajtur sukses testin e fundit të raketës balistike interkontinentale (ICBM) duke e përshkruar atë si ” paralajmërim të ashpër” ndaj SHBA-së.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se testi provon se e tërë SHBA-së ishte brenda rrezes, raportoi media shtetërore.

Lëshimi i raketës ndodhi tre javë pas testit të parë të raketës ICBM.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti “vetëm veprim i fundit i pamatur dhe i rrezikshëm nga regjimi i Koresë së Veriut.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Kina dënoi testin raketor dhe i kërkoi “të gjithë palët në fjalë” të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangen intensifikimit të tensioneve.

Koreja e Veriut tha se raketa ICBM fluturoi për pak më shumë se 47 minuta dhe ka arritur një lartësi prej 3 724 km.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?