“Testim dhe gjurmim” metoda e re e Britanisë për të luftuar koronavirusin

Britania e Madhe pritet të zbatojë masa lokale dhe jo më kombëtare për mospërhapjen e koronavirusit.

Një sistem i ri gjurmimi nisi zbatimin të enjten në rajonet e Anglisë dhe Skocisë për të identifikuar dhe testuar në masë personat me simptoma të covid-19.

Kërkesa për testim mund të bëhet vullnetarisht nga interneti ose me një numër telefoni.

25 mijë specialistë të shërbimit shëndetësor do të shpërdahen në të gjithë vendin me këtë mision, për të ndalur shpërndarjen e një infeksioni që ka prekur 270 mijë dhe ka vrarë 37 mijë njerëz në vend.

“Në javët që vijnë, do bwhet kalimi gradual nga izolimi në sferë kombëtare tek një sistem më i lokalizuar. Koncepti është i thjeshtë. Përmes testimit, ne do gjurmojmë virusin, do zbulojmë kush është i infektuar, dhe po përdor fjalën ‘ne’ qëllimisht sepse secili ka rolin e vet. Kjo është një përpjekje kombëtare, është detyra juaj qytetare,” u shpreh Met Henkok, ministri britanik i Shëndetësisë.

Testimi do aplikohet për të gjitha grupmoshat me simptoma të koronavirusit, përfshirë fëmijët nën 5 vjeç teksa shkollat fillore dhe çerdhet javën që vjen dhe çerdhet bëhen gati të hapin pjesërisht dyert.

Kontakteve të afërta të personave të infektuar gjithashtu do u kërkohet të izolohen për dy javë edhe nëse nuk shfaqin shenja të jashtme.

Qeveria është apeluar të ndërhyjë me mjete financiare dhe mjekësore për t’u ardhur në ndihmë grupeve sociale që do detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtyre masave.

Shkencëtarët paralajmërojnë se sistemi anglez i testimit dhe gjurmimit mund të arrijë të parandalojë vetëm deri 15 për qind të infeksioneve në rang vendi.

SHKARKO APP