Tetë rregullat e talebanëve për gratë, kush i shkelte përballej me vdekjen
Ardhja e talebanëve në pushtet ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve afganë, sa që shumë prej tyre po përpiqen me çdo kusht që të largohen.
Ndërkohë që ata që kanë zgjedhur që të qëndrojnë, duhet t’i nënshtrohen disa rregullave, që më të ashpra janë për gratë.
Nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur talebanët ishin në pushtet në Afganistan, gratë nuk lejoheshin të punonin, vajzat e reja nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe ishte e detyrueshme që të gjitha gratë të mbanin shami. Për të dalë jashtë duhej të ishin shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.
Më konkretisht, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në 2001, tetë rregullat që zbatoheshin për gratë, të vendosura nga regjimi taleban, janë si më poshtë:
Rregullat që duhet të ndjekin gratë:
- Ato duhet të mbulohen me rroba nga koka te këmbët.
- Ata nuk lejohet të punojnë, përveç në raste shumë specifike.
- Gratë nuk lejohen të shkojnë në shkollë.
- Gratë kanë qasje të kufizuar në sistemin Shëndetësor.
- Ata nuk mund të dilnin nga shtëpia e tyre pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.
- Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë që është i afërmi i tyre.
- Dritaret e shtëpive duhet lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shohë brenda.