Thashethemi që dyndi marokenët drejt Spanjës
Një dyndje e marokenëve është parë javëve të fundit në Spanjë. Të mërkurën u ul numri i emigrantëve nga Maroku drejt Spanjës, pas mbërritjes së një rekordi prej 8 mijë vetash në fillim të javës.
Në qytetet spanjolle të Theutas dhe Melijas në Afrikën Veriore, trupat ushtarake zmbrapsën një fluks refugjatësh, edhe me ndihmën e autoriteteve marokene. Për shkak të lodhjes fizike nga ecja dhe noti 200 metra për të kaluar kufirin, shumë persona nuk i bënë rezistencë kthimit mbrapsht.
Mësohet se të dielën nisën të përhapen thashetheme se autoritetet marokene kishin ulur vigjilencën në pikën kufitare, duke bërë që shumë veta të vërshojnë drejt qytetit të vetëm të BE-së që ka lidhje tokësore me Afrikën.
“Veprimet kanë pasoja dhe kjo duhet pranuar”,-tha të martën ambasadorja marokene në Spanjë, teksa u thirr për sqarime në vendin e saj. Tensionet diplomatike mes dy vendeve përshkallëzuan të mërkurën, pasi zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Sinas, tha se Europa nuk do kërcënohet prej askujt dhe as nuk do bjerë viktimë e taktikave me emigrantët.