Thatësirë ekstreme në Australi, rezervat e ujit drejt fundit
Kontinenti i Australisë po përballet me një thatësirë ekstreme dhe të rrallë.
Edhe pse dimri duhej të ishte sezoni i reshjeve të bollshme, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme ndaj autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Sidnej, në qytetin me mbi 5 milionë banorë, pasi niveli i ujit në rezervuarët e ujësjellësve është më poshtë se gjysma.
Duke qenë se janë në ditët e fundit të dimrit ekspertët thonë se në kushte normale, rezervuarët ujorë duhej të kishin një sasi të mjaftueshme uji për t’i garantuar qytetit, furnizim me ujë për 2 vite.
Ata shtojnë se ndikim kyç në këtë situatë kanë vera me temperatura rekord që përjetoi Australia në fillim të këtij viti dhe efektet e ngrohjes globale.