“The Simpsons” parashikon se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fansat e The Simpsons po shprehin shqetësim mbi mundësinë që seriali legjendar i animuar ka parashikuar rezultatin e garës.

I njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parashikuar të ardhmen, The Simpsons ka bërë profeci të ndryshme gjatë viteve, nga robotët e inteligjencës artificiale deri tek zgjedhja e Donald Trump si president.

Një episod i transmetuar më 19 mars 2000, titulluar “Bart to the Future”, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale, të cilët besojnë se ai mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Në këtë episod, Lisa Simpson bëhet presidente dhe vesh një kostum vjollcë, një ngjyrë e ngjashme me atë që Kamala Harris zgjodhi për inaugurimin e saj.

Një përdorues tha: “Ne të gjithë e dimë se Simpsonët kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Lisa, e veshur me kostum lejla dhe gjerdan me perla, duket e ngjashme me Harris.”

SHKARKO APP