Thellohet bilanci nga tërmeti i frikshëm në Indonezi, të paktën 162 viktima

Është rritur ndjeshëm bilanci i viktimave në Indonezi, si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.6 Rihter që goditi vendin. Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 162 viktima ndërkohë që të lënduarit i kalojnë 1000.

Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi qytetin e Cianjur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme. Spitalet janë tejmbushur me të lënduar, teksa bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të nxjerrë personat e bllokuar në rrënoja, të cilët gjithashtu janë të shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?