Thellohet bilanci nga tërmeti shkatërrues, shkon në mbi 2300 numri i viktimave

jë bilanc lufte janë shifrat që po lë tërmeti i fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë. Mbi 2300 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i tërmeti me magnitudë 7,8 ballë i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë.

Vetëm në Siri janë 810 të vdekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi rreth 1500 të vdekur. Sa u takon të plagosurve, janë të paktën 7600 ndërsa në Siri janë mbi 1280.

Mijëra vetë besohet të kanë mbetur nën rrënoja dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë.

Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.

SHKARKO APP