Thellohet bilanci tragjik nga përmbytjet në Spanjë, shkon në 202 numri i të vdekurve

Spanja po përballet me shifra tronditëse të viktimave si pasojë e përmbytjeve që ndodhën në zonën e Valencias.

Sipas CNN deri më tani numri i viktimave është 202, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.

Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

SHKARKO APP