Themeluesi i Ebay-t premton 100 mln dollarë për të luftuar lajmet e rreme
Fondacioni filantropik i themeluesit të kompanisë Ebay. Pierre Omidyar njoftoi të mërkurën se ka premtuar 100 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme për të mbështetur gazetarinë dhe për të luftuar lajmet e rreme.
“Në gjithë botën, ne shohim një ringjallje shqetësuese të politikave autoritare që po sabotojnë përparimin drejt një shoqërie më të hapur dhe gjithëpërfshirëse”, tha Matt Bannick, partner menaxhues i Rrjetit Omidyar.
“Mungesa e vullnetit qeveritar dhe rritja e mosbesimit tek institucionet, veçanërisht në media, po gërryejnë besimin. Gjithnjë e më shumë, faktet po zhvlerësohen, keqinformimet përhapen dhe përgjegjësia injorohet, kanalet që u japin një zë qytetarëve po tkurren.
Duke e shpallur zyrtarisht nismën në Forumin Botëror Skoll për sipërmarrje sociale në Oksford të Anglisë, Rrjeti Omidyar premtoi gjithashtu të mbështesë Ligën Kundër Shpifjeve, që i kushtohet anti-semitizmit dhe Aleancën Latino-Amerikane për Teknologji.
KOHA JONË SONDAZH

