Themeluesi i Microsoft, Bill Gates: Plani me 3 pika për të “shpëtuar” Shtetet e Bashkuara nga pandemia e koronavirusit
Bashkëthemeluesi dhe filantropi i Microsoft, Bill Gates, i cili u bëri thirrje liderëve botërorë që të përgatiteshin për një situatë pandemike në vitin 2015, parashtroi një plan me 3 pika, se si Shtetet e Bashkuara mund të përballojnë me sukses pandeminë e COVID – 19. Gates bëri rekomandime gjatë një diskutimi për Washington Post, bazuar në konsultimet me ekspertët e fondacionit Gates, i cili gjithashtu po financon kërkime shkencore për koronavirusin.
“Zgjedhjet që ne dhe udhëheqësit tanë i bëjmë tani, do të kenë një ndikim të madh se sa shpejt numri i të prekurve do të fillojë të bjerë, sa kohë ekonomia do të mbetet e mbyllur dhe sa amerikanë do të duhet të varrosin një të dashur për shkak të Covid-19” shkruajti Gates.
Deri më 1 prill, koronavirusi ka infektuar gati 190.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë vendin ka tejkaluar 4.000. Pika e parë sipas Gates është thirrja për një “qasje të qëndrueshme mbarëkombëtare”, ndaj bllokimeve që kërkojnë të bllokojnë përhapjen e koronavirusit në vend. Sipas Bill Gates, vendet që nuk janë mbyllur plotësisht kanë shkruar vetë një “recetë për katastrofë”.
“Drejtuesit e vendit duhet të jenë të qartë: mbyllja kudo do të thotë mbyllje kudo. Derisa numrat e rasteve të fillojnë të bien nëpër Amerikë – e cila mund të zgjasë 10 javë ose më shumë – askush nuk mund të vazhdojë biznesin si zakonisht, ose të qetësojë mbylljen e kufijve” u shpreh Gates më tej.
Kjo pikë, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, vetëm sa do të zgjasë dhimbjen ekonomike, do të rrisë shanset që virusi të shkaktojë edhe më shumë vdekje.
Pika e dytë e Gates është përparësia për bërjen e testimeve, ku të parët duhet të testohen punonjësit e shëndetit, të cilët janë në vijën e parë “të luftës”, ndërsa së dyti duhet të kenë përparësi njerëzit me shumë simptoma dhe ata që kanë të ngjarë të jenë të ekspozuar.
Nga ana tjetër, pika e fundit do të ishte një qasje e bazuar në të dhëna, për zhvillimin e trajnimit dhe vaksinës, e shoqëruar me apele për të mos bërë blerje paniku dhe për të besuar thashethemet.
“Siç e kemi parë, këtë vit kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por unë ende besoj se nëse ne marrim vendime të duhura tani, të informuar nga shkenca, të dhënat dhe përvoja e profesionistëve mjekësorë, ne mund të shpëtojmë jetë dhe ta kthejmë vendin në punë” përfundoi Gates në shkrimin e tij. /businessinsider/
SCAN