FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thërret “Allah Akbar” dhe plagos me thikë policin në Miçigan

Aeroporti amerikan i Flint, në Miçigan, është evakuuar pas plagosjes së një polici nga ana e një agresori akoma i paidentifikuar, i cili sipas medieve amerikane ka ulëritur “Allahu Ekber” para se ta qëllonte. FBI po e trajton si një rast “të mundshëm terrorizmi”.

Lajmi për evakuimin është dhënë nga Bishop International Airport, me një komunikatë të shkurtër në faqen e “Facebook”. Aeroporti ka siguruar që të gjithë pasagjerët janë shëndoshë e mirë. Sipas disa medieve, agjenti është qëlluar me thikë në fyt. Burime lokale flasin edhe për një arrestim.

Sipas medieve lokale, një person është kapur nga policia dhe një thikë është gjetur në vendin ku u qëllua polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë së Miçiganit, gjendja e agjentit është kritike. “Aeroporti është mbyllur”, – ka shtuar policia në një “tweet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?