Theu disa herë masat e izolimit në Britani, Johnson kundërshtoi shkarkimin e këshilltarit të tij

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 28: Prime Minister Boris Johnson and his political advisor Dominic Cummings leave 10 Downing Street on October 28, 2019 in London, England. EU leaders have announced that an agreement to extend Brexit until 31 January 2020 has been agreed in principle. (Photo by Peter Summers/Getty Images)

Pavarësisht skandalit të ngritur nga media, politikanë apo dhe qytetarë për mosrespektimin e masave izoluese nga këshilltari i Boris Johnson, ky i fundit nuk pranoi ta shkarkojë atë.

Bëhet fjalë për Dominic Cummings i cili akuzohet se ka thyer disa herë masat izoluese dhe ka qarkulluar në qytet kundrejt ligjit.

Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga qytetarë dhe politikanë të cilët e kërkuan dhe shkarkimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Cummings ka vizituar disa herë familjen e tij në Angli pavarësisht se disa pjesëtarë kanë pasur simptoma të koronavirusi.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, Johnson refuzoi që ta shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij.

Kryeministri e justifikoi me faktin se ai ka vepruar në bazë të instikteve prindërore.

“Unë mendoj se ai ka vepruar ashtu siç do të vepronte çdo baba dhe unë nuk e dënoj për këtë fakt” – shprehet Johnson.

Gjatë konferencës për shtyp Johnson nuk u përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve të cilët kërkonin të dinin nëse ai i ka thyer rregullat edhe gjatë muajve prill dhe mars.

Në shumë shkrime të publikuara nga mediat Daliy Mail dhe The Mirror, Cummings është parë në disa pjesë të Anglisë gjatë muajve të parë kur izolimi ishte edhe më i rreptë.

Kjo ka hedhur shumë dyshime për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar në të vërtetë situatën e krijuar nga COVID-19.

Duket se për politikanët apo pjesëtarë të qeverisë nuk funksionojnë këto masa izoluese. Gjithashtu Johnson nuk pranoi të komentonte për masa administrative ndaj Cummings.

SHKARKO APP