Thirrja nga Papa për shtetet e BE-së: Të ndajnë përgjegjësinë për emigrantët

Papa Françesku thotë se vendet anëtare të BE-së, duhet të ndajnë përgjegjësinë për pranimin e emigrantëve dhe jo vetëm t’ua lënë atë vendeve ku mbërrijnë njerëzit.

Papa foli pasi emigrimi shkaktoi tensione të reja politike në Itali, ku ka pasur një përplasje midis qeverisë dhe anijeve bamirëse që përpiqen të zbarkojnë emigrantët.

“Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë një politikë bashkëpunimi dhe ndihme. Ai nuk mund të largohet nga Qiproja, Greqia, Italia dhe Spanja me përgjegjësinë e të gjithë emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e tyre”.

SHKARKO APP