Thirrja për luftë, Putin bizneseve ruse: Gati për…

President rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje bizneseve të mëdha ruse, që të jenë të gatshme për të përmbushur kërkesat e luftës në çdo moment. Duke folur në një takim të udhëheqësve botërorë në Soçi, presidenti rus foli për sigurimin e sigurisë ushtarake të vendit në mes të tensioneve në rritje me Perëndimin.

“Aftësia e ekonomisë sonë për të rritur prodhimin dhe shërbimet ushtarake në një kohë të caktuar është një nga aspektet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake. Për këtë qëllim, të gjitha ndërmarrjet strategjike duhet të jenë të gatshme, pavarësisht nga pronësia për të ndihmuar ushtrinë”,-tha Putin.

Të martën, Putin kishte kërkuar që Rusia të përshpejtojë zhvillimet e saj të teknologjisë ushtarake për të nxitur konkurrencën me Perëndimin. “Ushtria dhe marina jonë duhet të kenë pajisjet më të mira se ekuivalentët e huaj. Nëse duam të fitojmë, duhet të jemi më të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buxheti i mbrojtjes i Rusisë është rritur ndjeshëm që nga kthesa e mijëvjeçarit pas stagnimit në vitet nëntëdhjetë dhe tani qëndron si shpenzuesi i tretë ushtarak në botë pas SHBA-së dhe Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë vit, shpenzimet ushtarake ruse do të kalojnë tre trilionë rubla dhe Moska do të mburret me disa nga pajisjet më të mira ushtarake në botë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?