Thyen rekorde shikueshmërie, ‘Barbie’ siguron 1 mld dollarë në pak javë

Filmi vizatimor ‘Barbie’ i rikthyer në premier disa javë më parë, ka thyer çdo rekord shikueshmërie dhe tashmë dhe atë financiare.

Filmi ‘Barbie’ ka siguruar 1 miliard dollarë sipas vlerësimeve zyrtare. Kjo ka bërë që Gerwig të jetë regjisorja e parë femër me një film miliarda dollarësh dhe të kthehet në fenomen viral, nga suksesi i pabesueshëm i kukullës.

“Unë kam qenë në këtë lojë për 30 vjet dhe fenomeni Barbie dhe Barbenheimer është sa i paprecedentë aq edhe i paparashikueshëm,” tha Paul Dergarabedian, analist i lartë i medias në Comscore.

Sipas Dergarabedian, vetëm rreth 50 filma në histori, të parregulluar për inflacionin, kanë arritur shifrën e miliardë dollarëve.

Suksesi i Barbit u nxit nga shitjet e arkave në disa prej tregjeve më të mëdha të filmit në botë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën dhe Australinë. Filmi ka qenë publikimi nr. 1 në këto tregje çdo fundjavë që nga publikimi i tij, sipas faqes përcjellëse Box Office Mojo.

SHKARKO APP