”Thyhet” Japonia, ja pasaporta më e mirë për 2023
Për pesë vite rresht, Japonia është renditur në vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza. Në verën e vitit 2023, Japonia ka humbur vendin e parë dhe është renditur i treti, e ndërsa tashmë në krye qëndron Singapori. Qytetarët nga Singapori janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në të gjithë botën pa viza. E ndërsa pasaporta më e keqe për t’u mbajtur është ajo e Sirisë.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023
1-Singapor (192 destinacione)
2-Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)
3-Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)
4-Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)
5-Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)
6-Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)
7-Kanada, Greqi (185 destinacione)
8-Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)
9-Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)
10-Estonia, Islanda (182 destinacione)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur
101-Siri (30 destinacione)
102-Irak (29 destinacione)
103-Afganistan (27 destinacione)