Tifozi shpëton kampionin olimpik nga kanceri

Një tifoz arriti i ka shpëtuar jetën kampionit olimpik Mak Horton, pasi pikasi një nishan të rrezikshëm në gjoksin e 20-­vjeçarit.

Kampioni që fitoi garën 400 metra të stilit të ri në “Rio 2016”, postoi një foto në rrjetin social “Instagram”, këtë të premte ku tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni në Melbourne për të hequr nishanin.

Ai gjithashtu pranoi se ndërhyrja u bë vetëm pasi një fans i tij kontaktoi me skuadrën australiane olimpike të notit përmes e-mailit për të ngritur alarmin se Horton rrezikohej nga kanceri në lëkurë.

“Faleminderit personit që i dërgoi e-mail doktorit të skuadrës së notit dhe më sugjeroi mua të bëja një kontroll. Këshillë shumë e mirë. Shumë thirrje e mirë” shkruan ai krahë fotos ku shfaqet me pjesën e gjoksit të fashuar.

Imazhet e 20-vjeçarit në kompeticione vitet e fundit tregojnë se si me kalimin e kohës nishani në lëkurën e notarit i ishte zmadhuar dhe kishte marrë ngjyrë më të errët.

Australia është vendi që preket më shumë nga sëmundjet e lëkurës, dhe shkaku kryesor është rrezatimi ultravjollcë nga rrezet e diellit/Shekulli

SHKARKO APP