Tik-Tak Katalunja. Lideri i rajonit nuk sqaron nëse u shpall pavarësia
Nëse ai konfirmon se e ka shpallur, i duhet ta tërheqë deklaratën ose do vihet në zbatim neni që bllokon qeverinë dhe parlamentin katalanas. Afati i dhënë për Carles Puigdemont është ora 10 lokale. Nuk dihet se çfarë do thotë Puidgemont, por të shumtë janë ata që thonë se është përhapur frika e ekstremit të djathtë, për shkak të deklaratës apo kërkesës së Katalunjës për Pavarësinë.
Pas referendumit të pavarësisë të votuar dy javë më parë, që u shpall i pavlefshëm nga gjykata kushtetuese e vendit, Pidgemont nënshkroi deklaratën e pavarësisë, por menjëherë e pezulloi zbatimin e saj duke thënë se kërkon të bisedojë me krerët e qeverisë spanjollë.
Ai tha se do të negociojë me qeverinë në Madrid, por kjo nuk ka ndodhur. Puigdemont është nën presion nga partnerët e koalicionit për të shkuar përpara me pavarësinë, ndërsa politikanët spanjollë dhe ndërkombëtarë janë përpjekur ta ndalojnë. BE ka bërë të qartë se nëse Katalonia do të ndahet nga Spanja, rajoni nuk do të jetë më pjesë e BE-së.
KOHA JONË SONDAZH

