Tillerson dhe Lavrov takohen më 10 maj në Uashington, për çfarë do të diskutojnë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohen më 10 maj në Uashington pët të diskutuar konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Po ashtu, temë diskutimi pritet të jenë edhe çështje tjera, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit.

Në njoftimin e Departamentit të amerikan të shtetit thuhet se dy diplomatët do të diskutojnë nevojën e ndaljes së dhunës në Ukrainën lindore dhe zgjidhjen e konfliktit sipas, asaj që njihet si “Marrëveshja e Minskit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari Tillerson “synon përqendrimin e diskutimeve në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin fazën për zgjidhjen politike të konfliktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq nga Moska, në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Lavrov dhe Tillerson do të shkëmbejnë mendime rreth problemeve kyçe në botë dhe çështjeve bilaterale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?