Times of London: Refugjatët kërkojnë kodin e wireless, ujë dhe ushqime
Refugjatët të cilët mbërrijnë me mjete ilegale në brigjet e Europës kontinentale, në rast se kapen nga autoritet e ruajtjes së kufirit detar apo tokësor më parë kërkojnë kodin e wireless-it për të pasur akses në internet dhe më pas kërkojnë ujë të pijshëm.
Sipas dëshmive të dhëna nga autoritet portuale për gazetën britanike “Times of London”, refugjatët dëshirojnë të informojnë familjarët e tyre se ku ndodhen dhe të komunikojnë me personat e afërt për t’i informuar se kanë mbërritur në destinacion shëndoshë dhe mirë.
Kann Terzioglou një prej punonjësve në një kompani telefonike ka thënë se një numër i madh refugjatësh marrin në telefon sa mbërrijnë në Europë dhe pyesin për vende publike ku mund të ketë akses në internet.
Këto dëshmi i konfirmon edhe një ngjarje e disa muajve më parë në Greqi, kur azil-kërkuesit filluan të protestonin duke kërkuar wi-fi më të mirë në kampin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

