Tjetër fatkeqësi, Turqia përfshihet nga përmbytjet
Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa provinca të Turqisë, pas shiut të fortë që përfshiu dje pjesën veriore.
Deri më tani sipas mediave vendase, një person raportohet i zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa përmbytjet shkatërruan një shtëpi në Provincën Bartin.
Shiu i madh në Rize shkaktoi një rrëshqitje toke në fshatin Elmalı më 10 gusht, i cili shkatërroi pjesërisht një shkollë. Ekipet e shpëtim-kërkimit dhe Emergjencave Civile shpëtuan 6 persona të bllokuar nga përmbytjet në rrethin Çayeli. Rreth 40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në zonat e Rizes.