Tjetër përdhunim në Greqi, e reja mbahet peng për 14 ditë nga bullgari

Një incident i ri i përdhunimit ndodhi në zemër të Kalkidës . Konkretisht një vajzë 25 vjeçare u mbajt peng në një apartament nga një person dhe u përdhunua për 14 ditë.

25-vjeçarja arriti të arratisej dhe bërë një denoncim për 29-vjeçarin me origjinë bullgare, duke thënë se e mbante atë për katërmbëdhjetë ditë, në shtëpinë e tij në një zonë të Kalkidës, ku sipas saj, ai e përdhunonte.

29-vjeçari e tërhoqi vajzën përmes viberit, ku e ftoi në banesën e tij. Ajo vetë e vizitoi atë më 2 shtator në Kalkidë.

Sipas burimeve policore 25-vjeçarja shkoi në komisariatin lokal e shokuar, duke i përshkruar policisë të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte përjetuar.

Ajo më pas shtoi se 29-vjeçari doli nga shtëpia për një kohë dhe ajo menjëherë gjeti mundësinë për të ikur.

Tashmë policia është në kërkim të të riut megjithatë ende nuk ka mundur ta arrestojë.

Kujtojmë se disa muaj më parë, një grua shqiptare ra pre e përdhunimit nga një person me origjinë bullgare. Ajo u përdhunua për disa ditë, ndërsa agresori u arrestua pas disa kohësh në arrati.

SHKARKO APP