Tjetër përplasje SHBA-BE/ Washingtoni vendos të rrisë tarifat për importin e Airbus
Ditën e Premte më 14 Shkurt, qeveria amerikane deklaroi se ka vendosur të rrisë tarifat për avionët e importuar nga Bashkimi Europian në 15%, nga 10% që ishte më parë kjo tarifë, duke rritur ndjeshëm presionin ndaj Brukselit në një përballje thuajse 16 vjeçare mes dy gjigandëve Airbus dhe Boeing.
Vendimi i qeverisë amerikane për të rritur tarifat ndaj avionëve europianë, ata Airbus, do të godasë rëndë kompanitë ajrore amerikane, të cilat prej kohësh janë duke u përballur me mungesa avionësh dhe vështirësi të ndryshme, thotë vetë Airbus.
Prodhuesi europian i avionëve deklaron se do të vazhdojë diskutimet me konsumatorët europianë për të minimizuar sa mundet efeketet e rritjes së tarifave ndërkohë që shpreson se zyra amerikane e përfaqësuesve të tregtisë do të ndryshojë pozicion në lidhje me këtë çështje.
“Kjo zyrë e injoron faktin se tarifat e reja do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore amerikane”, thotë Airbus në reagimin zyrtar në lidhje me rritjen e tarifave për avionët europianë./scan