Tjetër rekord në Itali, kryhen 200 mijë testime

Mes masave të reja anti-Covid e protestave kundër tyre, rastet e reja në Itali vijojnë të rriten me ritme të shpejta. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.

SHKARKO APP