Tjetër rekord negativ në Greqi: Mbi 3000 raste të reja me Covid, 336 pacientë në intubim

Greqia regjistroi një rekord infeksionesh këtë të premte, me 3.038 raste të reja me koronavirus, edhe pse një numër pak më i ulët se një ditë më parë.

Ndërkohë 38 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid, duke e çuar  në 997 numrin e  të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Rekord i ri negativ në spitale, me 336 të intubuar nga 310 që ishte të enjten.

Nga 3038 raste të reja, 697 ishin të vendosura në rajonin e Atikës, 725 në rajonin e Selanikut, 197 në rajonin e Larisës, 148 në rajonin e Pellës dhe 103 në Magnezi.

SHKARKO APP