Tjetër shetet shton kontrollet në kufi, goditje e lëvizjes së lirë

Blloku është i rrethuar me skepticizëm dhe me goditje të njëpasnjëshme që vijnë nga vende që nuk i binden rregullave të BE-së. Këtë e tregoi së fundmi edhe Danimarka, e cila del nga qëndrimi i BE-së, duke refuzuar të heqë kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj. Kjo pasi paralajmëroi se kufijtë e hapur të BE-së janë duke rrezikuar kombin.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, kanë krijuar të ashtuquajturën zonë Schenge, që lejon udhëtimin pa pasaportë midis vendeve të bllokut. Por Ministria Daneze e Imigracionit dhe Integrimit, njoftoi dje se do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare me Suedinë dhe Gjermaninë. Kufizimet u prezantuan së pari në janar të vitit të kaluar për të kontrolluar fluksin e emigrantëve në kufijtë e Europës, si një masë kundër terroriste pas një numri sulmesh në të gjithë kontinentin.

Ministri i Imigracionit dhe Integrimit, Inger Stoejberg tha: “Një parakusht për lëvizjen e lirë është kontrolli mbi kufijtë e jashtëm të Europës. Aktualisht po përjetojmë norma të ulëta hyrjeje dhe azili në Danimarkë, por për fat të keq duhet të theksojmë se ka ende një presion të madh mbi kufijtë e jashtëm të Europës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vuri theksin tek terrorizmi ku shënoi rrethin e kuq të kërcënimit. “Në të njëjtën kohë, nuk mund të mbyllim sytë ndaj kërcënimit të rëndë terrorist kundër Danimarkës. Qeveria për rrjedhojë e ka konsideruar të domosdoshme që kontrollet kufitare të mbahen ende”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtrirja do të shohë se kontrollet do të vazhdojnë të paktën deri Majin e ardhshëm, tha ministri. Danimarka ka çuar mesazh tek Komisioni Europian dhe shtetet e tjera anëtare mbi planet e saja. Në një letër drejtuar komisionit, znj. Stoejberg argumentoi se terroristët po përfitonin nga kufijtë e hapur të BE-së.

“Shumë sulme terroriste kanë demonstruar se ata kanë mundësi të përfitojnë nga mangësitë në kontrollet tona kufitare. Kalimi i kufijve të jashtëm dhe të brendshëm në zonën Shenge është pjesë e strategjisë së tyre, e cila shpesh përfshin përgatitjen e sulmeve në një shtet anëtar nga territori i një shteti fqinjë”.

Danimarka më parë ka refuzuar edhe të përmbushë thirrjet nga Brukseli për të zbutur kufizimet e saja, duke këmbëngulur se kufijtë e Europës janë jashtë kontrollit. Megjithëse lëvizja e lirë është një pikë kryesore e politikës së BE-së, ku muajin e kaluar komisioni propozoi lejimin e kontrolleve të përkohshme të kufirit brenda bllokut.

Gjermania, Austria dhe Norvegjia futën kufizime të ngjashme për t’u marrë me një numër në rritje të migrantëve. BE-ja ka marrë më shumë se 1.7 milionë njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika që nga viti 2014. Por pas një fluksi në vitin 2015, numri është ulur vazhdimisht, pas një marrëveshjeje të vitit 2016 që mbylli rrugën nga Turqia në Greqi. BE-ja ka rritur gjithashtu mbështetjen për Libinë për të frenuar ardhjen në Itali.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?