FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet anija më 500 emigrantë, 34 viktima

Një tjetër tragjedi emigrantësh ka ndodhur në orët e para të mëgnjesit të sotëm. Një anije me rreth 500 emigrantë në bord, e nisur nga porti libian Zuara e me destinacion Italinë është përmbysur në det duke shkaktuar mjaft viktima.

Ngjarja ka ndodhur rreth 30 milje larg portit libian e operacionet e shpëtimit të koordinuar nga Roja bregdetare italiane kanë rekuperuar në det trupat e 34 viktimave, 1/3 e të cilëve janë fëmijë. Mjaft emigrantë të tjerë kanë mundur të shpëtojnë por sipas rrëfimeve të tyre numri i personave të mbytur është më i madh.

Roja bregdetare italiane ka aktizivizuar në det anije të tjera në ndihmë të operacioneve të kërkimit të emigrantëve të mbytur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Organizatës Botërore të Refugjatëve nga janari i vitit 2017 e deri më sot mbi 50 mijë emigrantë e rreth 39 % më shumë se një vit më parë kanë mbërritur në Itali përmes rrugës detare të Mesdheut. Kjo rrugë mbetet një nga më të rrezikshmet për jetën e emigrantëve e vetëm gjatë 2017 ka shkaktuar rreth 1400 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave  gjatë 15 viteve të fundit janë rreth 30 mijë emigrantë të cilët kanë humbur jetën në Detin Mesdhe i cili çdo ditë e më shumë i ngjan një varreze ujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?