Tjetër vaksinë kundër koronavirusit, administrata amerikane OK për “Johnson&Johnson”

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat i ka hapur rrugën certifikimit të një vaksine të re kundër koronavirusit. Vaksina e re Johnson dhe Johnson ka dhënë rezultate të mira edhe në luftën ndaj formës së re të koronavirusit, të Afrikës së Jugut.

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat i ka hapur rrugën certifikimit të një vaksine të re kundër koronavirusit. Johnson & Johnson do të merret vetëm një dozë, dhe u shfaq e sigurtë dhe efektive në provat klinike, njoftuan ekspertët amerikanë.

Vaksina ishte 66% efektive në parandalimin e rasteve të moderuara dhe të rënda me Koronavirus.

Prova u krye në rang global te 44,000 personash, shkuajnë mjekët në dokumentet që do të shihen më tej edhe nga ekspertë të pavarur, të cilët do këshillojnë agjencinë për autorizimin emergjent.

Vaksina e re Johnson & Johnson ka dhënë rezultate të mira edhe në luftën ndaj formës së re të koronavirusit, të Afrikës së Jugut.

Në përgjithësi, vaksina ishte 100% efektive në ndalimin e shtrimit në spital 28 ditë pas vaksinimit, shkruhet në raportin e paraqitur pranë autoriteteve amerikane.

Aktualisht kjo vaksinë po shpërndahet në Afrikën e Jugut për të vaksinuar 500,000 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, Bashkimi Europian nuk do i përmbushë dot objektivat që i ka vënë vetes për vaksinimin për shkak se i mungojnë vaksinat.

Kompania anglo-suedeze, AstraZeneca, deklaroi se për shkak të lëndëve të para të mangëta, deri në muajin qershor do i shpërndajë BE-së më pak se 130 milionë doza, nga 300 milionë që palët kishin rëndë dakord më herët.

Zyrtarët europianë presin që ta kompensojnë mungesën duke shfrytëzuar edhe vaksina të llojeve të tjera

SHKARKO APP