Tjetër vend i Europës rikthen masat ndaj Covid-19

Danimarka do të shtrijë kufizimet anti-covid, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa shtesë, pas një rritjeje të dukshme të rasteve.

“Restorantet, kafenetë dhe pub-et do të duhet të mbyllen nga ora 22:00 në të gjithë vendin, duke filluar nga e shtuna”, njoftoi kryeministri Mette Frederiksen, në një konferencë shtypi.

”Numri maksimal i pjesëmarrësve në takime dhe mbledhje, gjithashtu, do të ulet në 50 vetë”, shtoi ai duke sqaruar se do të ketë përjashtime nga ky rregull për ngjarjet me kapacitete të caktuara për ulje, të tilla si lojrat e futbollit.

SHKARKO APP