Tkurret ekonomia italiane – Hera e parë në 4 vite, ndikon kërkesa e brendshme

Ekonomia e Italisë, e treta më e madhe në Eurozonë, është tkurrur gjatë tremujorit të tretë për të parën herë në 4 vite, për shkak të rënies së kërkesës së Brendshme.  Me bazë vjetore,  rritja e Produktit të Brendshëm Bruto u rishikua në rënie në 0.7%, nga 0.8% që ishte norma e regjistruar një muaj më parë.

ISTAT deklaroi se rënia me 0.1% e Produktit të Brendshëm Bruto  përbën tkurrjen e parë që prej tremujorit të dytë 2014. Në tremujorin e tretë, ekonomia u frenua nga kërkesa e dobët brenda vendit, ndërkohë që shpenzimet konsumatore ranë me 0.1% nga tremujori i kaluar, ndërsa investimet u tkurrën me 1.1%.

Kërkesa e brendshme, duke hequr ndryshimet në inventarë,  u tkurr me 0.3%, ndërsa tregtia neto dha një kontribut pozitiv prej 0.1%. Tkurra ekonomike në tremujorin e tretë, ndjek ngadalësimin e Italisë në 18 muajt e fundit. Muajin e kaluar, Qeveria uli projeksionet për vitin e plotë 2018 në 1.2%, nga 1.5% që bëri administrata e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas të dhënave për tremujorin e tretë, arritja e projeksionit më të dobët do të jetë tejet e vështirë. Koalicioni qeverisës i përbërë nga 2 partitë populiste, prezantoi një plan të madh të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2019, që sipas tyre është i nevojshëm për të nxjerrë ekonominë nga recesioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, buxheti që synon një deficit prej 2.4% në buxhet në 2019-ën, është refuzuar nga Komisioni Europian. Negociatat mes Qeverisë dhe Komisionit vazhdojnë ende,  por nuk është arritur në një dakordësi deri më tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?