Tmerr, goditet me plumb në kokë, vdes portieri malazez
Futbollin malazez e ka kapluar zia pas një ngjarje të pazakontë.
Goran Lenac, ish-portieri i skuadrës FK Bokejli është qëlluar me armë zjarri në kokë, e cila i ka sjellë edhe vdekjen.
Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që skuadra po bënte stërvitje, kur një person i është afruar nga pas shpine, e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Megjithëse, 33-vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin e Kotorit, ai nuk mundi t’i shpëtoi plagëve të mëdha të marra.
Lenac ishte pa ekip, pasi i kishte mbaruar kontrata me Bokeljin, por skuadra e ka lejuar të stërvitej deri në kohën kur të gjente angazhim.
KOHA JONË SONDAZH

