FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tmerr në avion-Pasagjeri kërcënon me ‘eksploziv’ dhe tenton të futet në kabinën e pilotit (Video)

Një avion malajzez që ishte nisur për në Indi ka pësuar një incident të tmerrshëm pasi një nga pasagjerët pretendoi se kishte eksploziv  dhe tentoi të futej me forcë në kabinën e pilotit.

“BBC” njofton se avioni u detyrua të kthehej në Melburn, Australi pasi pasagjerët reaguan të tmerruar.

Një dëshmitar ka përshkruar se si udhëtarët u ngritën kundër pasagjerit që pretendonte se mbante një pajisje shpërthyese

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre burra u ngritën dhe e përplasen ne radhët e pasme…ata e hodhën në tokë dhe arritën ta neutralizonin  “, tha Andrew Leoncelli.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dyshuari ishte një 25-vjeçar nga Sri Lanka, i cili sapo kishte dalë nga një spital psikiatrik në Melburn, njoftoi policia, shkruan syri.net.  Autoritet menduan se kishin të bënin me një incident të mundshëm terrorizmi përpara se të përcaktohej se i dyshuari kishte” probleme mendore”.

Fluturimi “MH128” u ul në mënyrë të sigurt dhe u dyshuari u arrestua pak pas uljes, ndërkohë që kompania ajrore falenderoi tre pasagjerët që arritën ta ndalonin. /SYRI.net/ 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?