Tmerr në rrugët e Londrës/ Sulmohet me hanxharë dhe shotgan, vritet 19-vjeçari (VIDEO)

Prej kohësh rrugët e kryeqytetit anglez janë pushtuar nga banda të ndryshme rivale të cilat sulmojnë njëra tjetrën me çfarë të munden duke filluar nga shkopat e bejsbollit deri tek armët e zjarrit.

Kamerat e sigurisë në një prej këtyre rrugëve kanë filmuar edhe momentin kur anëtarë e një bande teksa lëvizin me biçikleta sulmojnë një 19-vjeçar, Kamali Gabbidon-Lynck, i cili ishte edhe baba i një foshnje të sapolindur, në shkurt të vitit të kaluar.

Gjithashtu ata dhunuan edhe një 20-vjeçar, i cili shpëtoi mrekullisht pas ndërhyrjes së mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy persona u shpallën fajtor për këtë ngjarje, 18-vjeçari Tyrell Graham, dhe 21-vjeçari Sheareem Cookhorn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por autoritet i kanë publikuar pamjet me shpresën e sensibilizimit të njerëzve se mbajtja e armëve të zjarrit, por edhe atyre të ftohta mund të marrin jetë njerëzish kur tensionet janë të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?