Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Qielli mbi Karthum, kryeqytetin sudanez, në 1 qershor është ngjyrosur me të kuqe, pas një stuhie të madhe pluhuri, e cila mbuloi pothuajse të gjithë qytetin. Pamjet e një filmimi, që duken si të shkëputura nga një film apokaliptik, tregojnë murin e madh të pluhurit që mbulon çatitë e shtëpive, duke ‘gëlltitur’ ndërtesat, makinat dhe duke krijuar vështirësi të madhe në shikim.
Fenomeni i pluhurit dhe rërës njohur me emrin Haboob, ka shkaktuar stuhi mbi shkretëtirën e Saharasë dhe të Lindjes së Mesme dhe ndodh kryesisht në verë në vendet mes Liqenit Cad dhe Sudanit veri-lindor.
Muri mund ti kalojë qindra metra dhe ka një impakt shkatërrues për qytetin.