Toronto, dy avionë përplasen në pistë, njëri prej tyre përfshihet nga flakët
Bota E Mërkurë, 21 Korrik 2021 01:19
Frikë në aeroportin ndërkombëtar të Toronto-Pearson, në Kanada. Një avion i kompanisë WestJetAirlines ka goditur një jet të ndaluar në pistë duke shkaktuar një zjarr.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe kanw lokalizuar flakët. Të gjithë pasagjerët në bord kanë zbritur menjëherë duke u shoqëruar në një vend të sigurt.
Nuk ka të plagosur dhe sipas mediave lokale aksidenti është shkaktuar si pasojë e akullit në pistë.
/BalkanWeb
KOHA JONË SONDAZH

