“Tradhëti të BE-së”, akuza Europës ndaj lëvizjes së lirë dhe tregut të punës
Ballkani Perëndimor, kërkon anëtarësimin në BE por blloku ka marrë një goditje mbi lëvizjen e lirë dhe të tregut të punës. Këto të dyja po rikthejnë diskutimet e lëvizjes me viza në zonën Schengen. Lajmi që Holanda ka kërkuar që shqiptarët të udhëtojnë me vizë, pason me deklaratën e fortë të Presidentit Francës, Emmanuel Macron, i cili fitoi mbështetjen e dy shteteve të Europës Lindore për reformën e lirisë së lëvizjes dhe të punës në të gjithë kontinentin. Por Marcon deklaroi se ai po sheh një “tradhti të shpirtit të BE”.
Tabloiti britanik “Daily Express”, shkruan se Presidenti francez ka vënë në pikëpyetje politikën e “të postuarit” të bllokut që u lejon kompanive europiane që dërgojnë punonjës për të punuar në një vend tjetër anëtarë të BE-së, ndërsa vazhdojnë të paguajnë përfitime dhe taksa në vendin e tyre.
Për vende me paga më të larta, siç është Franca, Presidenti argumenton se kjo shkon tek “hedhja sociale” duke lejuar kompanitë me kosto më të ulët të konkurrojnë padrejtësisht me firmat vendase. Shumë shtete të Europës Qendrore dhe Lindore i shohin ndryshimet e planifikuara si asgjë më shumë se sa proteksionizmi i mbuluar dhe janë kundërshtuar me forcë.
Macron tha: “Tregu i vetëm Europian dhe lëvizja e lirë e punëtorëve nuk ka për qëllim të krijojë një garë në aspektin e rregullave sociale. Unë mendoj se Europa duhet të mbrojë qytetarët e saj, dhe në këtë mënyrë, projekti i Integrimit Europian duhet të marrë një kuptim të ri. Në fund të fundit, qytetarët tanë duan të çlirohen nga presionet e globalizimit”.
Ai shtoi se kjo situatë vetëm do sjellë populizmin në vendet tona. “Një Europë që mbron është gjithashtu në pozitë për të zgjidhur problemin e punëtorëve. Direktiva e punëtorëve të “postuar”, siç po ndodh aktualisht, është tradhti e frymës europiane… Kjo vetëm nxit populizmin në vendet tona”.
Estonia, e cila mban presidencën e rradhës të BE, do të paraqesë një propozim të ri në shtator. Robert Fico, kryeministri sllovak, tha se përparimi ishte bërë dhe arritja e një marrëveshje nga një takim i udhëheqësve europian në tetor është “realist”. “Ky do të ishte një lajm i mirë për të gjithë BE-në. Është një direktivë që intereson të gjitha vendet në BE”.
Homologu i tij çek, Bohuslav Sobotka, gjithashtu ishte mbështetës. “Për Republikën Çeke, mund të them se jemi të përgatitur të punojmë me të gjithë partnerët tanë në një nivel teknik për të pranuar një rregullim të direktivës së punëtorëve të “posnë mënyrë që të mund të kapërcejmë ndarjen në BE. Direktiva e punëtorëve të “postuar” zgjidh një problem të caktuar, por ne gjithashtu duhet të zgjidhim çështjen themelore, që është dallimi i madh në standardet e jetesës në pjesët individuale të BE”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

