Trafik droge Vlorë-Brindisi me avion, 5 vjet burg për pilotin italian
Gjykata e Torinos ka marrë vendimin për dënimin me 5 vjet burg të italianit Pasquale D’Ambrosio 60 vjeç, pronar i avionit të tipit të lehtë Dynamic i ndaluar më 2015 në pistën e komunës së Gattinara në provincën e Vercellit me rreth 80 kg marijuanë të trafikuar nga Shqipëria.
60 vjeçari italian është shfajësuar nga dy akuza të tjera si pjesëmarës në trafikimin e dy sasive të tjera të drogës nga Shqipëria drejt Italisë si dhe si anëtar i një organizate kriminale me aktivitet në trafikun e drogës përmes Shqipërisë e Italisë.
Akuza e dënimit ndaj Pasquale D’Ambrosio është trafik ndërkombëtar droge.
Kjo akuzë është vërtetuar nga mesazhet e gjetura në celularët e sekuestruar të bashkëpunëtorëve të italianit Rosario Campisi, Maksim Llanaj e Gezim Borakaj.

KOHA JONË SONDAZH

