Trafik kokaine nga Belgjika në Itali, 4 shqiptarë dalin para gjyqit në qershor

Katër shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Belgjika në Itali do të dalin për para gjyqit më 8 qershor.

Ata u arrestuan më 13 qershor të vitit të kaluar dhe pas pothuajse një vit në qeli do të dalin para trupit gjykues, shkruan Vitor Bone News 24.

Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja Vilma Passamonti në gjykatën në rrugën Clodio në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para gjykatës së Capitoline do të paraqitet Armand Çuni, i konsideruar njëri nga drejtuesit e bandës, Mario Kelmendi, Fatjan Sopi dhe Rudenc Medolli. Në rast të sjelles së mirë dhe të bindjes, ata do të mund të përfitojnë nga zbritje deri në një të tretën e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas asaj që deklarohet nga hetuesit, dorga do të vinte nga Shqipëria dhe përmes Tuskias do të mbërrinte në Belgjikë. E prerë dhe e ndarë në doza, droga ishte fshehur në zonën Palanzana në disa kavanoza qelqi të mbushurme oriz, për ta ruajtur atë nga lagështia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?