Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni….

Anëtari një bande të drogës e ka quajtur një polic “bastard” teksa përpiqej për ta trembur atë.

Momenti i regjistrua nga kamerat, por polici i paidentifikuar ka qëndruar burrërisht duke mos u trembur nga reagimi i tre anëtarëve të bandës që u burgosën për më shumë se 135 vite burg gjatë kësaj jave.

Oficeri qëndron i fortë teksa John Mangan, Edward Murphy, dhe William Summerill e pyesin për ndalimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata pretendojnë se kanë qenë në një varrim gjatë gjithë ditës, ndërsa po përballen me zemërim me zyrtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën, ata u burgosën së bashku me 16 të tjerë për rolet e tyre në një bandë droge në Liverpul.

Një nga anëtarët tha: “Do t’ju tregoj se çfarë të bëni, largohuni tani”.

“Ju keni ardhur këtu duke shqetësuar njerëzit. Ne kemi qenë në një funeral gjatë gjithë ditës”.

Pastaj nxjerr telefonin e tij dhe fillon xhirimin.

Zyrtari i zbulimit Lee Turner tha se frikësimi i oficerëve nuk është një fenomen i ri, por telefonat celularë kanë ndryshuar mënyrën se si të dyshuarit mund të përpiqen të dalin nga një moment i ndërlikuar.

http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/gang-members-jailed-more-135-11161405#ICID=OffSiteVideo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?