Trafikantët nuk marrin drogën, 50 kg kokainë përfundon në supermarket tek bananet

Trafikantët e kokainës kanë hasur në një pengesë “interesante”, dhe droga në vend që të përfundonte në duart e tyre… përfundoi në raftet e supermarketit! Dhjetëra kilogramë kokainë u gjetën nga stafi në degët Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté të Francës lindore, në dërgesat e bananeve në katër dyqane të zinxhirit francez të supermarketeve.

Deri tani policia nuk është e sigurt se kush mund të ketë qenë pritësi i lëndës, ndërsa sipas raportimeve, stafi në degët e Grand Frais zbuloi 40 deri në 50 kilogramë drogë të fshehura nën paleta me banane. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe nga dyshimet e para, mendohet se droga vjen nga Kolumbia.

Olivier Caracotch, një prokuror në Dijon, në Burgundy, tha se 10 kilogramë kokainë u gjetën në shpërndarjen e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. 10 deri në 12 kilogramë të tjera u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?