Trafikanti më i madh i drogës ankohet ndaj SHBA: Kushtet shumë të këqija!
Joaquín Guzmán Loera i njohur si El Chapo, pretendon se qeveria meksikane e kishte ekstraduar në mënyrë të padrejtë në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara.
Ai akuzohet si trafikanti më i madh i narkotikëve në botë. Gjykata Federale nuk e ka trajtuar pretendimin e tij.
Prokurorët e akuzojnë atë si shkaktar të vrasjes së mijërave gjatë drejtimit të kartelit të drogës Sinaloa, e cila ka trafikuar drejt Shteteve të Bashkuara së paku 200 ton kokainë nëpërmjet kamionëve, aeroplanëve, jahteve, anijeve konteniere dhe madje edhe nëndetëseve.
I konsideruar si një nga kriminelët më famëkeq në botë, “El Chapo” u ekstradua në Nju Jork më 19 janar dhe po mbahet në një izolim në Manhattan në pritje të gjyqit që nis në prill të vitit të ardhshëm.
Avokatët e tij mbrojtës thonë se ekstradimi shkeli kushtet e e marrëveshjes fillestare të Meksikës për të dërguar Guzman në Teksas ose Kaliforni dhe shkeli traktatin e ekstradimit Meksiko-SHBA.
Ata gjithashtu pretendojnë se Meksika kishte dijeni për “kushtet jashtëzakonisht të ashpra” të izolimit të tij amerikan.
“Këto kushte … janë të barabarta me torturën. Sikur Meksika të ishte këshilluar për këto kushte, pothuajse me siguri nuk do të kishte miratuar ndalimin dhe ndjekjen penale të z. Guzman në këtë rreth”, thanë avokatët.
Avokatët e tij po sfidojnë gjithashtu dëshirën e qeverisë amerikane për të sekuestruar 14 miliardë dollarë, fitimet e supozuara të drogës të Guzmanit, duke thënë se nuk kishte prova se Shtetet e Bashkuara kërkonin leje nga Meksika për të ndjekur një konfiskim të tillë.
Gjyqtari federal Brian Cogan ende nuk ka vendosur për kërkesën.
Në maj, Cogan pranoi të pushonte vetëm disa nga kushtet, duke i lejuar atij të shkëmbejë mesazhet me shkrim të paracaktuar me gruan e tij, por duke i mohuar atij vizita familjare dhe telefonata.
KOHA JONË SONDAZH

