Trafikonin kanabis e kokainë nga Shqipëria e Holanda, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë
Policia italiane ka çmontuar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. 20 anëtarë të grupit kanë përfunduar në pranga, ndërsa 6 të tjerëve u është ndaluar largimi nga vendbanimi.Mes tyre ka edhe shqiptarë. Rrjeti vepronte kryesisht midis Acerno dhe Avellino.
Në orët e para të mëngjesit, në provincat e Salerno , Avellino dhe Firence, rreth 200 policisë të mbëshetur dhe ngha helikopterë nga ajri kanë zbatuar urrdhër-arrestet e lëshuar nga Gjykata e
Salernos, me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia – kundër 26 të dyshuarve ( 11 janë lënë në burg, 9 nën arrest shtëpiak dhe 6 me detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit ).
Mbi ta rëndojnë disa akuza të rënda si “Grup që synonte trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike” , me rrethanën rënduese të metodës mafioze dhe transnacionalitetin e krimit.
Hetimi ishte nisur nga Njësia e Hetimit të Karabinierëve të Salernos në Qershor 2017 nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të këtij qyteti.
Hetimi çoi në zbulimin e një grupi me role dhe përgjegjësi të përcaktuara mirë, i cili kishte importuar nga Shqipëria dhe Holanda sasi të konsiderueshme të drogave si kokaina, hashashi, ekstazi, marijuanë etj.( Rreth 2 kg kokainë).
Skuadra kriminale drejtohej nga Alfredo Cuozzo dhe Sabato Di Lascio, që të dy me precedent për krime narkotike dhe të rënda kundër personit.
Ata drejtuan grupin duke përdorur metodat mafioze në territorin e Acerno përmes një seri kërcënimesh serioze (përfshirë djegien e makinave), që synonin të largonin tregtarët e drogës dhe organizatat rivale, si dhe të impononin mbizotërimin e tyre në veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të drogës, duke vendosur, veçanërisht, çmimin dhe kanalet e furnizimit me drogë.
Hetimi zbuloi edhe ndërmjetësin Salerno Fiorenzo Parotti, me nofkën “Biondi” dhe “Tiger”. Parotti,përveç që ka qenë në kontakt me vetë furnitorët shqiptarë, ka dëshmuar vazhdimisht të jetë një furnizues i kokainës dhe një klient i lëndëve narkotike të tipit të lehta në favor të grupit Acernese.
Emri i operacionit “Servitium” buron nga terminologjia e koduar e përdorur nga anëtarët e organizatës në përcaktimin e drogës, pasi, në një përgjim telefonik, kokaina quhej “shërbim”.
Gjatë hetimit, 2 persona u kapën në veprën e krimit dhe u sekuestruan më shumë se 2 kg drogë. Qarkullimi mujor i grupit kriminal ishte rreth 100,000 €.
Masat paraprake
Në burg: Cuozzo Alfredo, Cianciulli Alfredo, Cuozzo Johan, Pizzolante Luca, Vece Carmine, Senatori Alfonso, Luku Ermal, Maloku Ervin, Tabaku Artur, Parotti Fiorenzo.
Arrest në shtëpi: De Santis Giuseppe, Cuozzo Gerardo, Poppiti Raffaele, Cianciulli Ciro, Salvatore Marco, Nicastro Antonietta, Ponzone Antonio, Cappetta Graziano, Dell’angelo Dany.
Detyrimi për të qëndruar në komunën e vendbanimit: Cappetta Alessio, Cuozzo Damiano, Cuozzo Filippo, Giusti Giulia, Guercio Annachiara, Cerasuolo Paolo.