Tragjedi: 9-vjeçarja e zhdukur prej tetorit gjendet e vdekur, dyshohet se u vra nga nëna

Kërkimi disa-javor për 9-vjeçaren Melody Buzzard, e cila ishte raportuar e zhdukur bashkë me nënën e saj në fillim të muajit tetor, ka përfunduar në mënyrë tragjike. Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se vajza është gjetur e pajetë dhe se nga hetimet paraprake rezulton se ajo është vrarë nga nëna e saj, e cila dyshohet se e ka qëlluar në kokë.

Trupi i Melody, me origjinë nga Kalifornia, u zbulua në shtetin e Utah në fillim të dhjetorit, afro dy muaj pas zhdukjes së saj. Sherifi i Qarkut Santa Barbara, Bill Brown, deklaroi se bëhet fjalë për një krim “të paramenduar, të pamëshirshëm dhe të llogaritur”, duke theksuar se raste të tilla, ku një prind vret fëmijën e vet, janë të rralla dhe jashtëzakonisht të vështira për t’u kuptuar.

Melody u pa për herë të fundit më 9 tetor, përmes kamerave të sigurisë, ndërsa policia beson se ajo është vrarë menjëherë pas kësaj date. Alarmimi i autoriteteve u bë pasi stafi i shkollës së saj raportoi mungesën e gjatë dhe të pashpjegueshme të vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet zbuluan pamje nga kamerat e një kompanie me qira makinash, ku nëna dhe vajza shfaqeshin duke mbajtur paruke, gjë që ngriti dyshime për përpjekje për të fshehur identitetin. Gjatë udhëtimit të tyre në disa shtete, përfshirë Kaliforninë, Nevadan, Arizonën, Utah-n, Wyoming-un dhe Nebraskën, nëna dyshohet se ka ndërruar përkohësisht targat e makinës me qira me një targë të Nju Jorkut, për të shmangur gjurmimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas sherifit Brown, gruaja gjithashtu parkonte makinën mbrapsht në stacione karburanti për të shmangur kapjen nga kamerat e sigurisë. Deri më tani, motivi i këtij krimi të rëndë mbetet i paqartë, pasi nëna e Melody nuk ka bashkëpunuar ende me autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?