Tragjedi në brigjet e Mesdheut, brenda 24 orëve mbyten 26 emigrantë
11 emigrantë, mes të cilëve 8 fëmijë u mbytën në Cesme në brigjet perëndimore të Turqisë ndërsa një ditë më parë, një tjetër varkë me 50 emigrantë u mbyt pranë brigjeve të Paxos në Greqi ku humbën jetët të paktën 15 persona.
Turqia është shtëpia e rreth katër milion refugjatëve, popullsia më e madhe e refugjatëve në botë dhe mbi 3.6 milion prej tyre vijnë nga Siria. Vendi është një udhëkryq kyç për migrantët, të cilët kërkojnë të arrijnë në Europë, kryesisht përmes Greqisë.
Shumë njerëz mbështeten te trafikantët njerëzorë dhe përballen me rrugë të rrezikshme tokësore dhe detare.