Tragjedi në jetimore, 15 fëmijë të vdekur (FOTO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në një jetimore në Haiti, duke shkaktuar vdekjen e 15 fëmijëve, mes të cilëve disa foshnje. Struktura e kishës “Të kuptuarit e Biblës” në komunën e Kenscoff, në të cilën strehoheshin 60 fëmijët jetimë, nuk kishte më leje të qëndronte e hapur që nga viti 2013. Ekipet e zjarrfikësve thonë se origjina e zjarrit në jetimore ka qenë aksidentale. Megjithatë ka shumë polemika për mënyrën sesi u menazhua situate. Sipas gazetës ”Le Nouvelliste”, një oficer i mbrojtjes civile në Haiti, kritikoi faktin se ekipet e ndihmës arritën në vendngjarje një orë pasi u raportua zjarri.

SHKARKO APP