Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet gomonia me emigrantë, mes viktimave edhe një foshnje 6 muajshe

Një tjetër tragjedi detare është regjistruar në Mesdhe.

Një gomone me emigrantë është mbytur në afërsi të Libisë, duke lënë të vdekur të paktën 6 persona, mes të cilëve edhe një foshnje 6 muajshe.

Sipas autoriteteve, viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sakaq nga ekipet e emergjencave është bërë i mundur shpëtimi i 110 personave të tjerë.

SHKARKO APP